Ish-kryeministri Sali Berisha, konferencën e kësaj të mërkure e ka nisur me akuza ndaj prokurorëve të SPAK duke thënë se nuk mund të hetojnë aferën e inceneratorit të Tiranës, pasi janë në konflikt interesi.

Sipas Berishës, Arben Kraja ka nipin dhe mbesën që punojnë në bashkinë e Tiranës, ndërsa për prokurorin Dritan Prençi tha se ka lidhje të strukturuara me Klodian Zoton, të shpallurin në kërkim për aferën me inceneratorët.

“Amnistia e Erion Veliajt nga Kraja-Prençi, përbën krimin më të shëmtuar në historinë e hetuesisë shqiptare.

Përbën dhunimin më flagrant të të ligjave të vendit dhe uzurpimin e pushtetit të parlamentit, të cilit Kushtetuta i njeh të drejtën e amnistisë.

Duke u marrë me amnistorët, rezulton se këta janë delinkuentë dhe persona që në konflikt flagrant interesi, kanë shpallur amnistinë e Erion Veliajt, Edi Ramës, Agaçit, Artur Metanit dhe të tjerëve.

Arben Kraja, ish-hetuesi xhelat i Sigurimit të Shtetit, që ka dënuar dhe në vitin 1990, një të ri në Shkodër për fajin e vetëm se nuk pranonte moralin komunist. Ky hetues thotë se ai ka shkelur normat e moralit komunist.

Kraja qëndron në prokurorinë e shtetit në kundërshtim flagrant me ligjin aktual për prokurorinë dhe nenin 6 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Se cili është integriteti i tij për të qenë rrogëtar, është kjo dëshmi, të cilin ky këtë akt nuk e kryen në vitin 1995, 1996 apo 1970, por e kryen një vit pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe rënies zinxhir të diktaturave komuniste.

Kraja është një person i papërgjegjshëm, që nuk duhej të merrej kurrë me dosjen Veliaj, me dosjen e djegësit të Tiranës, sepse nipi dhe mbesa e tij janë bashkëpunëtorët më të afërt të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Në çdo lloj mënyre, ata i kanë pasur dyert e hapura të ndikojnë te Kraja, por rezultati dëshmon vetë, është amnistia e paimagjinueshme i njeriut që ka firmosur të vidhen në qytetin e Tiranës rreth 1 miliard euro në 30 vite nga ai vetë dhe Edi Rama”,

Prokurori tjetër Prençi, mik i njohur i McGonigal, nuk mund të hetonte kurrë nëse do të kishte minimumin e ndërgjegjes, pasi lidhjet e tij të strukturuara me Zoton, nuk lejon hetimin e aferës së shekullit nga Prençi. Pra, janë këta dy persona të cilët kanë injoruar dhe fshehur çdo dokument të shtetit për të amnistuar Erion Veliajn.

Jemi këtu sot, sesi këta prokurorë politikë, kanë shumëzuar me zero kontrollin e institucionit kushtetues lidhur me këtë vjedhje të shtetit”, tha Berisha.

Procesverbal i paraqitur nga Sali Berisha për prokurorin Arben Kraja

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re