Pasi emri i tij u përmend në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, gjeneral Vladimir Qirjazi ka reaguar mbrëmjen e sotme (25 tetor) në lidhje me këtë çështje.

Në një reagim për emisionin “Në Shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala, Qirjazi është shprehur se “më 13 Mars 2009, kam marrë urdhrin nga Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, për dorëzimin, dhe nënshkrimin e kontratës së shitjes të pronës Nr. 11, “Terrenet Sportive te Klubit Partizani”, nën përgjegjësi të Ministrisë së Mbrojtjes, pra prona nuk ishte nën përgjegjësinë time”.

Ai është shprehur se i ka komunikuar eprorëve të tij lidhur me situatën, si dhe ka zhvilluar edhe një takim me Presidentin në detyrë në atë kohë, Bamir Topin.

Reagimi i plotë i Gjeneral Vladimir Qirjazi për emisionin “Në Shënjestër”:

Zonja Lala,

Shikoj qe po spekulohet shume rreth kohes se qendrimit tim ne detyre si komandant i Komandes Mbeshtetese (KM). Deshiroj te sqaroj se ne Qershor te vitit 2006, jam emeruar komandant i Brigades se Reagimit te Shpejte ne Zall-Herr, Tirane dhe kam qendruar ne kete detyre deri me Nentor 2007. Ne Janar te 2008 jam emeruar zevendes komandant i Komandes se Doktrines dhe Stervitjes deri me Qershor 2008. Ne po kete muaj (Qershor 2008) jam dekretuar nga Presidenti Topi me graden madhore Gjeneral Brigade dhe, jam emeruar komandant i Komandes Mbeshtetese (KM). Pra puna ime ne KM ka nisur ne fillim te Korrikut 2008, dhe jo ne vitin 2006 sic perflitet.

E kam marre kete detyre pak muaj pasi kishte ndodhur tragjedia e Gerdecit e cila kishte ekspozuar probleme serioze per strukturat e komandimit ne Forcat e Armatosura (FA). Misionit te KM dhe detyrave te mia ju shtua edhe detyra per likuidimin e pasojave te kasaj tragjedie si dhe ndertimin e linjave te demontimit dhe asgjesimit te municioneve te rrezikshme ne bashkepunim me partneret tane te NATOs. Me duhet te evidentoj se kjo ka qene nje pune prioritare, e rendesise se larte dhe shume intensive per institucionin qe une drejtoja.

Ne morine e ketij fluksi te madh pune, si dhe detyrave te tjera organike te mia, nuk e kam menduar ndonjehere se qeveria e kohes kishte problem te sajin firmosjen dhe shitjen e pronave. Nen drejtim tim, dhe me mbeshtetjen e ish Ministrit te Mbrojtjes, zotit Oketa, si dhe partnereve tane (vecanerisht SHBA-ve), brenda disa muajve, KM arriti te eliminoje pasojat e kesaj tragjedie si dhe te disa vatrave te tjera te rrezikshme te lendeve me eksplozion te larte – operacion ky qe pati nje sukses shume te larte.

Jam befasuar kur ne dosjen time te punes, me 13 Mars 2009, u perballa me nje urdher te MM, zotit Oketa, per dorezimin, dhe nenshkrimin e kontrates se SHITJES te prones Nr. 11, “Terrenet Sportive te Klubit Partizani”, nen pergjegjesi te Ministrise se Mbrojtjes, pra prona nuk ishte nen pergjegjesine time (te KM).

Mbi kete urdher kam bere shenimin perkates, duke ngarkuar stafin pergjegjes te sqaroje situaten dhe te pergatise materialet e nevojshme qe kerkoheshin per tu firmosur. Rezultoi se kjo prone nuk ishte dhe nuk kishte qene asnjehere ne pronesi apo ne inventor te Komandes Mbeshtetese; dhe pavaresisht perpjekjes, nuk kishte asnje dokument qe te legjitimonte veprime te metejshme nga KM.

Ne keto kushte njoftova eproret e mi, Shefi i Shtabit te Pergjithshem dhe Ministri i Mbrojtjes, si dhe Drejtorine e Menaxhimit te Pronave ne MM, per pamundesine per zbatimin e urdherit dhe kerkova asistencen e tyre per veprime te metejshme. Korrespondenca ime mbi kete ceshtje ka nisur 3 dite pas njohjes me kete urdher dhe ka perfunduar ne fund te muajit Maj 2009, me nje shkrese informimi per Presidentin e Republikes, zotin Bamir Topi, qe vijoi me nje takim te drejtperdrejte me ‘te, ne zyren e tij. Pas ketij takimi isha edhe me i sigurt se veprimet qe kisha ndjekur ishin ne perputhje te plote me ligjin.

Ne vijim kam qendruar ne pritje te udhezimeve te metejshme te eproreve te mi, te cilat nuk me erdhen. Kam menduar se kjo heshtje ka qene e pritshme per shkak te zhvillimit te fushates elektorale per zgjedhjet e pergjithshme te Qershor 2009, te cilat u fituan nga Partia Demokratike.

Ne vijim, jam liruar nga detyra ne Gusht te 2009 dhe jam emeruar ne nje detyre te re, ne 2 Shtator te 2009. Se cfare ka ndodhur me pas me Klubin Sportiv Partizani, nuk kam asnje dijeni.

Ne permbledhje, jam marre me proceduren ne fjale per nje periudhe kohore me pak se 3 muaj.

Me respekt, Gjeneral Brigade (R)

Vladimir Qirjazi

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re