Pas dëshmisë së dhënë para kolegëve të tij, Ermal Bregu efektivi i komisariatit nr 1 që mbeti i plagosur mbrëmjen e së martës, pranë ish-parkut të autobusëve, tha se gjithçka nisi pas një sherri banal. Sipas 33-vjecarit njëri prej dy të dyshuarve të shpallur tashmë në kërkim nga policia i kishte thënë se pse e shihte dhe kaq mjaftoi te niste konflikti qe përfundoi me shkrehje armesh. Efektivi i komisariatit nr.1 të Tiranës, u qëllua me armë zjarri, ndërsa mori një plumb në dorë dhe një në bark, por ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
 
Ai mësohet se ka dhënë dhe dy emrat e agresorëve, pasi sipas tij i njeh shumë mirë se jetojnë në të njëjtën zonë. Por pavarësisht kontrollove, policia ende nuk i ka arrestuar. Ndërkohë, kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë  kanë fiksuar momentin e të shtënave dhe pamjet filmike janë sekuestruar nga policia.
 
Dy vite më parë Punonjësit të komisariatit nr.1 në kryeqytet, Ermal Bregu iu dogj makina në rrethana misterioze pranë banesës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re