Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e drejtuar nga “Rithemelimi” arritën një dakordësi për ngritjen e dy komisioneve hetimore, gjë që çoi edhe në normalizimin e jetës parlamentare.

Një prej dy komisioneve për të cilat u arrit marrëveshja, është ai për TIMS, me kryetar, Ervin Salianjin.

Ky i fundit ka njoftuar se komisioni do të zhvillojë mbledhjen e parë nesër me datë 2 prill 2024, ora 15:00 në sallën Pjetër Abnori.

Njoftimi:

Në mbështetje të ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, çështjet që do të diskutohen, shqyrtohen dhe miratohen në Komisionin Hetimor në mbledhjen e parë janë si më poshtë.

Deklarimi i konstituimit të komisionit hetimor dhe prezantimi i anëtarëve të tij.

Deklarimi i qëllimit të ngritjes së komisionit.

Përcaktimi i detyrave të komisionit.

Zgjedhja e sekretarit të komisionit.

Deklarimi i planit paraprak të hetimit.

Zgjedhja e ekspertëve ligjorë.

Përcaktimi i mbledhjes së rradhës së komisionit hetimor.

KRYETAR

Ervin SALIANJI

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re