Të tjera detaje janë zbuluar në vijimin e hetimeve për vrasjen e Pëllumb Metës nga familjarët e tij.

Gazetari, Fatjon Gjinaj i ftuar ne “Open”, zbuloi se dy djemtë, vajza dhe bashkëshortja e viktimës janë çuar në një poligon, ku e bija e Pëllumb Metës, Hygerta, është shprehur e gatshme të qëllojë.

Ai shtoi se 19-vjeçarja  ka treguar se di të përdorë armën duke e mbushur, tërhequr siguresën, etj. Gazetari zbuloi gjithashtu se tre anëtarët e tjerë të familjes, dy djemtë dhe nëna e tyre kanë refuzuar të qëllojnë me armë.

Megjithatë ai u shpreh se me gjetjet dh deklarimet e deritanishme vajza e viktimës është treguar kontradiktore në dëshmitë që ka dhënë duke ngritur dyshime të mëtejshme.

“Katër anëtarët e familjes së Pëllumb Metës janë ccuar në një poligon dhe është bërë një provë. Hygerta është shprehur e gatshme për të provuar armën, ndoshta edhe sepse ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Ajo ka pranuar të qëllojë dhe ka treguar se di ta përdorë armën. Di ta mbushë, të tërheqë karikatorin, të tërheqë siguresën, etj. Radha ka ardhur te dy djemtë që kanë kundërshtuar të cilët kanë refuzuar, së bashku me të ëmën. Hygerta është kthyer në vendngjarje dhe ajo ka treguar edhe një herë ku ka qenë e vendosur në momentin që ka qëlluar dhe si ka reaguar viktima dhe detaje të tjera.

Këto deklarime do të krahasohen me gjetjet që janë bërë dhe deri tani ka të dhëna që Hygerta Meta është treguar kontradiktore në dëshmitë e saj lidhur me rastin”, zbuloi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re