Të paktën 13 persona u shoqëruan në policinë e Tiranës, pas vrasjes së 53 vjecarit Agim Buci dje në mbrëmje në një minimarket në Kamëz, ku mbeti e plagosuri edhe bashkëshortja e tij, Rita Buci 44 vjeçe.
Për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen policia sekuestroi pamjet nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit të krimit, si dhe mori dëshmitë e fqinjëve.
Drejtoria e Policisë së Tiranës vendosi një shpërblim nga 50 mije deri ne 500 mije lekë për këdo që jep informacione që ndihmojnë identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ky është Agim Buçi, 53 vjecari që humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës pas përleshjes që pati me grabitësit në minimarketin e tij në Kamëz.
Agresorët u futën në dyqan të maskuar dhe të armatosur. Ata kërcënuan burrë e grua që t’u jepnin lekët e xhiros ditore, por hasën në kundërshtimin e tyre.
Një prek grabitësve qëlloi me armë, duke lënë të vdekur në vend Agimin e dukë plagosur bashkëshorten. E gjithë ngjarja ndodhi në sy të fëmijës së vogël të çiftit.
Pas krimit, autorët u larguan me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira.
53 vjeçari baba i tri vajzave dhe një djali sapo ishte kthyer nga Greqia. Familja Buci kishte 17 vite që ishin shpërngulur nga Mati në Kamëz, ku kishin hapur marketin e vogël me të cilin jetonin.



