Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje nga hetimi i BKH-së në Fier, ku ndodhi përplasja mes hetuesve dhe nipërve të ish-kryebashkiakut Agron Kapllanaj.

Lala tha se bëhet fjalë për një hetim shumë të rëndësishëm që është duke u shtrirë në disa qytete njëherazi.

“Mund të përfshijë krim të organizuar, politikë, ngjarje të rënda, nga ana tjetër mund të prekë dhe zgjedhjet. Përfshihet dhe një politikan i rëndësishëm. Por kjo ngjarje mund të ketë minuar deri diku ndjekjen e personazheve, pasi humbet elementi i befasisë. Pasi unë shkoj e bëj kontroll pasi dyshoj se mund të gjej prova që mund ti shërbejnë hetimit” tha gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Open” në News24.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko