Policia e Athinës do të zhvillojë një operacion ‘’Ndiqni paranë’’ për të zbërthyer vrasjen e shqiptarit Aristidh Papa dhe ish-boksierit Tassos Berdesis.

Kamera, telefona dhe dëshmi do të sigurohen për të kapur autorët e dy ngjarjeve që tronditën njëra pas tjetrës kryeqytetin grek.

Policia kësaj radhe kërkon të godasë ‘kokat’ e krimit të organizuar që dyshohet se janë urdhërues të këtyre dy vrasjeve, dhe për këtë do të përdoret metoda e gjurmimit të parave të zeza në biznese të paligjshme duke krijuar dhe një hartë të shtrirjes së grupeve mafioze në Athinë.

Po ashtu ende pa zbardhur ka mbetur ngjarja në Alimos ku në katin e tretë të një ndërtese pati të shtëna, por nuk dihet se ndaj kujt, edhe pse të lënduar nuk pati.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb