Presidenti i Republikës, Ilir Meta teksa i referohet rastit të hetimit të dy motrave Lalo që humbën babain e tyre nga Covid, thotë se fenomene të tilla ndodhin vetëm në shtetet e kapura.

Për Presidentin Meta, qeveria dhe kryeministri nuk duhet të heqin nga vëmendja çështjen aktuale, atë të pandemisë.

“Nuk do të ishim të detyruar që të bëjë pati një institucion që s’ka lidhje, për të frikësuar shqiptarët ndaj dy vajzave që kanë humbur të afërmin e tyre dhe nuk kanë gënjyer.

Padinë mund ta bëjnë mjekët, spitalet por kurrsesi nuk mund të përzihen institucione që kanë tjetër detyrë me ligjin. Vetëm në shtetet e kapura mund të ndodhin këto fenomene të turpshme.

Nuk është ky shteti i së drejtës dhe shtet demokratik. Prandaj i bëj thirrje dhe njëherë kryeministrit dhe qeverisë të përqendrohen tek çështja më e madhe që ka vendi sot, sepse kjo histori me batuta dhe shëmtira, jo vetëm nuk i nderon, por i akuzon dhe i bën përgjegjës në mënyrë historike për këtë gjë që po ndodh”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re