Skip to content

Hetimi për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin/ Halit Valteri dërgon prova të reja në SPAK

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimit që po zhvillohet për ish-Presidentin Meta dhe ish- kryetaren e LSI, Kryemadhi, Halit Valteri ka sjellë prova të reja shkresore për kallëzimin që ai ka iniciuar.

 

Valteri u shpreh se familja më e korruptuar në Shqipëri, duhej që sot të ishte para autoriteteve.

 

Po ashtu ai u shpreh se do të rithirret në cilësinë e deklaruesit, pasi më herët SPAK ka marrë deklaratat e tij në lidhje me hetimin në vijim.

 

Ai i akuzon ciftin Meta-Kryemadhi për korrupsion aktiv dhe pasiv në sektorin privat, për fshehje të pasurisë, mospagim të taksave dhe tatimeve dhe shpërdorim detyre.

 

Po ashtu Halit Valteri ka kallezuar ne SPAK edhe ish-deputetin e LSI, Vangjel Tavo.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë