Skip to content

Hetimi: Pse pilotët e Ethiopian Airlines nuk evituan dot rënien e Boeing-ut

55051376

Pilotët Boeing 737 MAX Ethiopian Airlines që u rrëzua muajin e kaluar kanë aplikuar procedurat e emergjencës për Boeing, por ata ende nuk arritën të rifitonin kontrollin e aeroplanit, njoftoi të mërkurën Wall Street Journal.

157 persona u vranë në aksident, gjë që u pasua me pezullimin e fluturimeve të të gjithë Boeing 737 MAX në botë.

Një raport i WSJ thotë se pilotët fikën një sistem të automatizuar të quajtur MCAS, i cili po e shtynte hundën e avionit menjëherë pasi ata u ngritën nga Addis Abeba.

Pilotët u përpoqën që të stabilizonin manualisht aeroplanin, tha raporti, por më vonë vendosën të rikkthejnë sistemin, ndoshta sepse drejtimi manual nuk arriti rezultatin e dëshiruar.

Sistemi MCAS u aktivizua përsëri, por avioni po shkonte drejt tokës, tha gazeta.

Raporti paraprak i hetuesve etiopian ende nuk është publikuar.

Boeing tha të hënën se planifikon të njoftojë paketat e propozuara të softuerit në sistemin MCAS në javët e ardhshme.