Demokratët po i bëjnë presion Presidentit Donald Trump pas daljes së shumëpritur të një raporti lidhur ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Ata po kërkojnë që Robert Mueller, prokurori special që e ka mbledhur raportin, të dëshmojë publikisht përpara kongresit për punën që ai ka bërë.

Raporti i redaktuar, i cili doli të enjten, zbulon se presidenti u përpoq ta largonte nga pozita z. Mueller.

Dokumenti i redaktuar me 448 faqe është rezultat i një hetimi 22-mujor nga z. Mueller, i cili u emërua për të hetuar ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe marrëveshjet e mundshme me ta.

Çfarë ka në raport?

Raporti i z. Mueller thotë se ai nuk gjeti asnjë komplot kriminal midis fushatës së z.Trump dhe Rusisë, por nuk arriti të konkludonte konkretisht nëse z. Trump u përpoq të pengonte hetimin.

“Nëse do të kishim besim se presidenti në mënyrë të qartë nuk e bëri pengimin e drejtësisë, ne do t’a deklaronim atë këtu” thotë raporti. “Bazuar në faktet dhe standardet e aplikueshme ligjore, ne nuk jemi në gjendje ta arrijmë atë gjykim.

Raporti gjithashtu zbulon:

Trump udhëzoi një avokat të Shtëpisë së Bardhë që të përpiqej të zhvendoste Z. Mueller lidhur me “konfliktet e interesit”, por avokati dha dorëheqjen sepse “ai nuk kishte plan” të ndiqte direktiva të tilla.
Trump thuhet se ka përdorur një shprehje kur u njoftua për hetimin, duke thënë: “Oh Zot, kjo është e tmerrshme … Ky është fundi i presidencës sime”
Mueller shqyrtoi 10 veprime të presidentit lidhur me pengimin e drejtësisë, për të cilën ai tha se në masë të madhe “u zhvillua në pikëpamje publike”

Raporti thotë se pengimi i mundshëm i drejtësisë nga presidenti dështoi vetëm pse anëtarët e administratës së tij refuzuan të “kryejnë urdhra”.

Çfarë thonë demokratët?

Udhëheqësit e kongresit demokrat Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer në një deklaratë të përbashkët thanë se raporti pasqyronte një “pamje shqetësuese të një presidenti i cili ka gërshetuar një rrjet të mashtrimit, gënjeshtrave dhe sjelljeve të pahijshme”.

Partia ka nisur lëvizjet për të provuar të marrë dokumentin e plotë dhe të paautorizuar dhe ta dëshmoj z. Mueller përpara Kongresit.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re