Policia e Shkodrës ka shoqëruar dy persona të cilët janë marrë në pyetje për 21 kamerat e  vendosura në mënyrë të paligjshme në ambiente publike.

 

Dyshohet se këto kamera janë lidhur nga grupet kriminale për të gjurmuar kundërshtarët, por edhe vetë policinë nëse i afrohet zonës së tyre.

 

21 kamerat ndodheshin në dy lagjet më problematike të Shkodrës: në Dobraç dhe në Kiras.

 

Policia vijon hetimet për të zbuluar autorin e vendosjes së  pajisjeve, person që besohet se bën pjesë në grupet kriminale më të famshme të qytetit verior.

 

Kirasi është zona ku banojnë familja Lici dhe Bilali, ndërsa në Dobraç banon familja Bajri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re