Prokuroria nis hetimet për vdekjet e foshnjave ne maternitetin “Koço Gliozheni” ne Tirane. Grupi hetimor ka nisur punën pas denoncimit te deputetit demokrat Bardh Spahia, i cili deklaroi ne profilin e tij ne fb se 10 bebe humbën jetën ditët e fundit ne këtë spital, per shkak te mungesës se inkubatorëve.
 
 “Janë gjithsej 13 burime oksigjeni për 19 fëmijë neonatë që kanë nevojë e si pasojë e mungesave bëhen lidhje dyshe; 1 inkubator për 2 neonatë. Për 30 orë si pasoje e këtyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatësh nga këto 3 vdekje në 24 orëshin e fundit. për muajin janar janë 10 raste te tilla fatale domethënë 1 rast në ditë.”
 
I menjëhershëm ishte reagimi i maternitetit “Koço Gliozheni”. Drejtori Arben Rugia tha se nuk ka patur humbje jete per shkak te inkubatorëve. Reparti i reanimacionit te neonateve ka 12 pajisje te tilla, ku 4 inkubatorë janë te rinj. Ndërsa 8 foshnja nuk kane mbijetuar per shkak te anomalive te renda
 
“Çdo mjek e di se ashtu si ne çdo maternitet , paraqiten raste te anomalive te papajtueshme me jetën. 8 rastet e trajtuara  muajt e fundit kishin anomali te renda  si kardiopati, kongjenitale, ,e peshe 800-850 grame  dhe moshe barre nen 26 jave. Pavarësisht trajtimit  dhe përpjekjeve maksimale këto anomali te renda, te papajtueshme me jetën ndodhin edhe ne strukturat shëndetësore ne rajon dhe Europe.”
 
Edhe mjeke te maternitetit “Koco Gliozheni” kane reaguar ne lidhje me denoncimin. Ata kërkojnë seriozitet nga kolegu i tyre Bardh Spahia dhe i bëjnë apel te mos përhape panik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re