Ish shefi i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, shtetasi K.G është kërcënuar me jetë ditën e sotme.

K.G u transferua me urdhër të Gledis Nanos, pakkohë ma parë dhe aktualisht punon në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Mësohet se gjatë kohës që shtetasi K.G ushtronte detyrën në pozicionin e Shefit të Krimeve të Rënda në Elbasan, ka marrë pjesë në hetimin e dhjetëra dosjeve të personave me rrezikshmëri të lartë. Ish shefi i krimeve të rënda ka hetuar edhe dosjen e vrasjes së Bujar Çelës vëllait të Talo Çelës, për të cilën akuzohet Nuredin Dumani, tashmë i arrestuar.

Gjithashtu K.G ka qenë pjesë e hetimit edhe të dosjes së vrasjeve të Regis Runajt dhe Emiljano

Burimet bëjnë me dije se shtetasi K.G ka bërë kërkesë pranë zyrës së Drejtorisë që merret me mbrojtjen e efektivëve, por kjo drejtori e ka refuzuar kërkesën e oficerit të lartë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re