Skip to content

Hetues në kohën e diktaturës/ Kush ishte 69-vjeçari që vdiq sot nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar 50 raste të reja dhe një humbje jete. Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, ditëm e sotme e humbi jetën një pacient 69-vjeçar nga Kruja, i cili prej 10 ditësh ndodhej tek Infektivi.

“Abcnews.al” mëson se 69-vjeçari që humbi jetë është Avdi Vathi, nga lagja “Abaze” në Krujë. Vathi ka qenë hetues në degën e brendshme, dikur në kohën e diktaturës.

Pasi la detyrën si hetues ai u bë avokat e më pas ushtroi detyrën si noter. Avdi Vathi njoftohet të ketë pasur leukozë akute dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti që ta fitonte betejën me Covid-19.

/shqip