“Dyndje” aplikimesh për Byronë Kombëtare të Hetimit, kur kanë mbetur pak orë nga mbyllja e afatit.

Burime pranë SPAK konfirmuan se deri mesditën e së martës numri i aplikantëve arriti mbi 450, kur deri në fundjavë kishin aplikuara me pak se 200 vetë.

Gara është për 60 vende të Byrosë Kombëtare te Hetimit, strukturë e njohur si FBI-ja shqiptare. Ajo është bërthama e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të zyrtarëve të lartë.

Ambasadorja amerikanë në Shqipëri, bëri thirrje për vijimin e aplikimeve. ”Mos u ndjeni të kënaqur, duke qëndruar të ulur dhe duke u ankuar, çohuni dhe veproni”, ishin fjalët e Yuri Kim duke theksuar se është koha për veprim kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re