Shqipëria është ndër vendet që sipas detyrimeve që kanë rrjedhur nga konventat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka përafruar legjislacionin me BE edhe në rastet e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive.

Kjo bëhet jo për shkelësit, që është më tepër një procedurë juridike, por në kohën e situatane normale të epidemive të ndryshme dhe që prekin grupmosha të ndryshme në kohë të caktuar. Në vitin 2016, Parlamenti ka votuar një ligj me 39 nene për parandalimin e luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive.

Në nenin 8 të ligjit shkruhet se: Zbulimi në kohë i burimeve të infeksionit dhe rrugëve të përhapjes së tij, zbulimi në kohë i burimit të infeksionit dhe rrugëve të përhapjes së tij kërkon që institucionet shëndetësore, vazhdimisht, të kryejnë:

a) vrojtimin dhe survejancën epidemiologjike të aplikuar të terrenit;
b) hetimin epidemiologjik për sëmundjet infektive, sipas udhëzimeve të Shërbimit

Kombëtar të Inteligjencës Epidemike dhe listës së miratuar me urdhër nga ministri përgjegjës për shëndetësinë;

c) diagnostikimin e menjëhershëm dhe konfirmimin e infeksionit apo sëmundjeve infektive, sipas udhëzimeve të Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës Epidemike dhe listës së miratuar, me urdhër, nga ministri përgjegjës për shëndetësinë;

ç) kontrollin shëndetësor të personave që janë trajtuar për sëmundje apo infeksione të përcaktuara në listën e sëmundjeve, të miratuar me urdhër nga ministri përgjegjës për shëndetësinë;

d) ekzaminimin e pranisë së gjurmuesve të hepatitit viral B, C, virusit HIV dhe sifilizit, TB, si dhe agjentëve të tjerë infektivë në dhuruesit e gjakut, punonjësit shëndetësorë dhe grupe të tjera të popullatës, të miratuara, me urdhër, nga ministri përgjegjës për shëndetësinë;
dh) kryerjen e testimit vullnetar, për ekzaminimet e mësipërme, në grupe të popullatës;
e) hulumtimin dhe ekzaminimin epidemiologjik, hulumtimin mikrobiologjik dhe kontrollin shëndetësor të personave që vuajnë, ose dyshohen se vuajnë nga sëmundjet infektive, shkaktari i të cilave nuk është i njohur.

ë) sigurimin e mjeteve dhe sistemit të komunikimit dhe transmetimit të informacionit, sipas udhëzimeve të Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës Epidemike dhe listës së miratuar, me urdhër, nga ministri përgjegjës për shëndetësinë.

Në zbatim të këtij ligji, në Institutin e Shëndetit Publik, është ngritur departamenti i Epidemiologjise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, që shërben si Qendra Kombëtare koordinuese e operativitetit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive dhe zbatimin e Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit.

Po kush janë hetuesit e Covid 19, duke qenë se është hera e parë që Shqipëria, por edhe e gjitha bota përballet me një pandemi të tillë. Një nga proceset më të rëndësishme në punën e personelit mjekësor në kohën e pandemisë, është gjurmimi i rasteve të dyshuara me Covid-19, për të bërë të mundur gjetjen dhe izolimin e personave që janë mbartës të koronavirusit.

Ata janë mjekët infeksionistë në Tiranë, që dalin në terren, për të marrë tamponët te personat e dyshuar me koronavirus. Rexhep Muja dhe dy laborantet Ira Tahulla dhe Manjola Zaka janë skuadra e hetuesve të epidemiologjisë, të cilët kanë kontaktuar me personat e dyshuar për të kryer hapin e parë të analizës së koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re