Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij në facebook, video-mesazhin e një qytetari nga Korça, i cili arriti të fitonte betejën me Covidin.

Qytetari shprehet se pas infektimit hezitonte të shkonte në spital, për shkak të aludimeve se nuk sillen mirë, por më pas ai vendosi të shtrohej të Shefqet Ndroqi deri në shërimin e tij të plotë. Qytetari thekson gjithashtu se kushtet në spital ishin shumë të mira dhe stafi mjekësor shumë professional.

Ky postim i Ramës vjen në një ditë kur kemi vetëvrasjen e 5-të të kryer në ambientet e spitaleve Covid.

“Quhem Maksim Ylli nga qyteti i Korçës. Në muajin shtator pata një problem me shëndetin, pata kontakt me mjeken e spitalit. Ajo më adresoi për disa analiza dhe bëra edhe skaner. Pastaj më drejtoi drejt spitalit të Tiranës “Shefqet Ndroqi”.

Duke dëgjuar thashethemet e njerëzve se nuk duhet të shkosh në spital në Tiranë se nuk sillen mirë, hezitova dhe thashë të mos shkoj. Pas disa ditësh ndryshova mendje dhe shkova te Shefqet Ndroqi. Më drejtuan në kat të katërt, dhoma 30. Infermierët dhe doktorët, drejtori i spitalit na vinin përditë në dhomë. Kushtet janë shumë të mira. Nuk duhet të dëgjoni llafe lart e poshtë. Stop gënjeshtrave”, shprehet ai.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re