Skip to content

Hidhen firmat e para, Tomori i ri po formohet

tomoriteam 1

Pas rreth një muaji përgatitjesh Tomori ka nisur nënshkrimet e kontratave të para dhe kështu brenda tre ditësh ka siguruar firmën e 6 futbollistëve nga të cilët 3 janë konfirmime nga sezoni i shkuar dhe 3 afrime të reja.

Të martën nënshkruan Çaço, i cili pritet të rimarrë shiritin e kaitenit dhe bashkë me të Koleci dhe prurja e re nga Tirana Ahmetaj.

Ndërsa dje ishte radha e portierit Mikel Kaloshi për tu knfirmuar në Berat, si gardiani i portës.

Sot ka ardhur firma edhe me dy futbollistët nigerian Frajdej dhe Odgobike që forcojnë mesfushën dhe sulmin e Tomorit.

Këtë sezon beratasit do të pretendojnë Kategorinë Superiore ndaj në vazhdim priten të tjera firma nga futbollistët e sezonit të shkuar dhe prurje të reja ndërkohë që shumë futbollist janë në provë tek Tomori./Berati.TV

38482627 2330327833652047 3390973969791188992 n 38661766 2330328003652030 6410563710930124800 n 38745575 2330328156985348 8097035091319980032 n 38779960 2332459000105597 71497818065338368 n 38842007 2334957733189057 1240474619094237184 n 38882855 2334957569855740 2851926007588323328 n