Sot zyrtarisht ka nisur sezoni i ri futbollistik në Shqipëri me hedhjen e shortit të Kategorisë Superiore, e cila do të nisë në datën 19 gusht. Ndërsa ndeshja e Superkupës së Shqipërisë do të luhet më 12 gusht mes Skënderbeut dhe Laçit edhe pse korçarët i fituan të dy trofetë kryesor në vend.

Ky pritet të jetë një kampionat interesant me Skënderbeun që ka larguar disa prej titullarëve dhe skuadrat e tjera që do të synojnë ta rivalizojnë.

Kukësi, Partizani dhe Flamurtari pritet të jenë edhe rivalët kryesor. Por këtë vit i rëndësishëm do të jetë edhe rikthimi në elitë për Tiranën që bashkë me Partizanin dhe Kukësin i bëjnë tre skuadrat e kryeqytetit.

Edhe për Teutën pritet të jetë një sezon ndryshe po ashtu me interes pritet edhe prezantimi i Kastriotit në Superiore. Ndërsa Luftëtari dhe Laçi vazhdojnë tu besojnë të rinjve.

Sigurisht me më shumë interes pritet këtë kampionat rikthimi i derbit Tirana – Partizani që do të luhet në javët 6, 15, 24 dhe 33 por edhe sfida të tjera interesante do të ketë që nga java e parë ku rrugëtimi i Skënderbeut për të mbrojtur titullin nis nga Partizani./Berati.TV

Kalendari i plotë:

JAVA 1 – 19 gusht 2018
Tirana-Kamza
Teuta-Flamurtari
Kukësi-Laçi
Luftëtari-Kastrioti
Skënderbeu- Partizani

JAVA 2
Kamza- Partizani
Kastrioti-Skënderbeu
Laçi-Luftëtari
Flamurtari-Kukësi
Tirana -Teuta

JAVA 3
Teuta-Kamza
Kukësi- Tirana
Luftëtari-Flamurtari
Skënderbeu-Laçi
Partizani -Kastrioti

JAVA 4
Kamza-Kastrioti
Laçi- Partizani
Flamurtari-Skënderbeu
Tirana -Luftëtari
Teuta-Kukësi

JAVA 5
Kukësi-Kamza
Luftëtari-Teuta
Skënderbeu- Tirana
Partizani -Flamurtari
Kastrioti-Laçi

JAVA 6
Kamza-Laçi
Flamurtari-Kastrioti
Tirana – Partizani
Teuta-Skënderbeu
Kukësi-Luftëtari

JAVA 7
Luftëtari-Kamza
Skënderbeu-Kukësi
Partizani -Teuta
Kastrioti- Tirana
Laçi-Flamurtari

JAVA 8
Kamza-Flamurtari
Tirana -Laçi
Teuta-Kastrioti
Kukësi- Partizani
Luftëtari-Skënderbeu

JAVA 9
Skënderbeu-Kamza
Partizani-Luftëtari
Kastrioti-Kukësi
Laçi-Teuta
Flamurtari- Tirana

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re