Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, hodhi themelin e aeroportit të ri në qytetin Fuzuli, i cili u çlirua nga pushtimi i Armenisë.

Aliyev, së bashku me gruan e tij Mihriban Aliyeva dhe vajzën Leyla Aliyeva, mori pjesë në ceremoninë e hedhjes së themelit të autostradës Fuzuli-Shusha dhe të aeroportit në Fuzuli.

Në fjalën e tij me këtë rast, Aliyev tha se aeroporti do të jetë ndërkombëtar dhe ndërtimi i tij do të përfundojë brenda vitit.

Ai kujtoi se Fuzuli dhe Shusha gjenden afër njëri-tjetrit dhe tha se qëllimi kryesor i ndërtimit të një aeroporti këtu është t’u mundësojë mysafirëve nga jashtë të arrijnë më lehtë në Shusha.

Ai po ashtu paralajmëroi se do ta ndërtojnë aeroportin e dytë ndërkombëtar në rajonin e çliruar nga pushtimi ose në Kelbajar, ose në Laçin.

“Kthesa e madhe po fillon. Puna ka filluar. Jam i sigurt që së shpejti do ta rindërtojmë atdheun tonë të paraardhësve, Karabakun, ashtu siç e dëbuam armikun brenda një kohe të shkurtër”, deklaroi presidenti azerbajxhanas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re