
Në Nyon të Zvicrës u hodh edhe shorti për fazën “play-off” të Europa League.
Pas ekipeve të kualifikuara direkt si: Aston Villa, Braga, Freiburg, Lyon, Midtjylland, Porto, Real Betis dhe Roma, janë mësuar edhe përballjet për ekipet e rënditura nga vendi i 9-të deri në të 24-tin, për të përcaktuar tetë fituesit që do të plotësojnë këtë fazë.
Sipas shortit, spikasin përballjet si Fenerbahçe kundër Nottingham Forest dhe Stuttgart kundër Celtic.
Skuadra e Bolognës do të ndeshet me norvegjezët e Brann, ndërsa Lille do të sfidojë Crvena Zvezda-n.
Ndeshjet e para të kësaj faze janë programuar të luhen më 19 shkurt, ndërsa ato të kthimit do të zhvillohen një javë më vonë, më 26 shkurt.
Sfidat:
Fenerbahçe – Nottingham Forest
Ludogorets – Ferencvaros
Stuttgart – Celtic
Dinamo Zagreb – Genk
Lille – Crvena Zvezda
Celta Vigo – PAOK
Viktoria Plzen – Panathinaikos
Brann – Bologna



