Skip to content

Hidhet granatë dore në oborrin e banesës në Korçë, detajet e para

Një granatë dore ka shpërthyer në një shtëpi të pabanuar në fshatin Bulgarec të Korçës. Policia njofton se granata ka shpërthyer në oborrin e banesës, ndërsa pronarët kanë ndërruar jetë prej 4 vitesh.

 

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë: 

 

Në fshatin Bulgarec, Korçë, në oborrin e një banese të pabanuar pasi pronarët kanë ndërruar jetë 4 vite më parë, dyshohet se ka plasur një granatë dore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.