Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se në gjimnazit e Krujës është hedhur lëndë helmuese, duke bërë që nxënësit të braktisin klasat.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha teksa i referohet denoncimit të qytetarit dixhital thotë se ngjarja po mbahet e fshehtë.
Ndërkohë u raportua se bëhet fjalë për një nxënës te vitit të dytë në gjimnazin “Skënderbeu” në Krujë, i cili ka hedhur në korridorin e shkollës një sasi spraj me spec djegës.
Postimi i Sali Berishës
Hidhet lëndë helmuese në gjimnazin e Krujës.
Nxënësit braktisin klasat.
Ngjarja mbahet e fshehtë.
📩Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Ne gjimnazin e Krujës është hedhur një lende helmuese, te gjithë nxënësit janë ne oborrin e shkollës, te shkruajta se duan ta mbajnë te fshehur.