Hedhja me parashutë është një nga sportet që të jep më shumë adrenalinë dhe të ofron një pamje magjik, por që aventura nuk ka përfunduar mirë për një 39-vjeçar.

39-vjeçari është plagosur pasi është hedhur me parashutë nga Qafa e Llogorasë dhe ka përfunduar duke u rrëzuar në përroin e fshatit Palasë.

Ngjarja ndodhi në orën 13:46, ndërsa i plagosur mbeti 39-vjeçari L. A.,  banues në Tiranë.

Ai ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re