Shpërthimi me lëndë plasëse në biznesin në Durrës ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme të pronarit. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10, në lagjen 17/1, rruga ‘Shenjtorët’.

Në fasadën e dyqanit të personit me inicialet SH.A, 58-vjeç, i riu me inicialet D.K, nga Burreli bashkë me disa persona të tjerë i vendosën sasi të vogël lëndë plasëse.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia sqaron se shkak janë bërë konfliktet e mëparshme të pronarit me 31-vjeçarin nga Burreli. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Rreth orës 03.10, në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”, në fasadën e dyqanit të shtetasit Sh.A, 58 vjeç, dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konfikti të mëparshëm mes shtetasit Sh.A dhe D.K.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje”

Detaje të reja/ Hidhet në erë me tritol biznesi në Durrës, pronari: Dy herë më kanë hedhur benzinë, dy herë kanë gjuajtur me armë, do marr…

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re