Skip to content

Hidhet në tokë godina një katëshe/ Vijon operacioni i IKMT për prishjen e ndërtesave në Radhimë (VIDEO)

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar me shembjen e ndërtesave në Radhimë të Vlorës.

Siç mund ta shihni në videon më poshtë fadromat kanë shembur godinën një katëshe e cila ishte pa leje.

Paraprakisht IKMT ka njoftuar se janë dhjetëra ndërtesa që do të preken ku çdo rast do të rishikohet për shkak se disa objekte u ka ndryshuar statusi. Faza e parë e operacionit në qershor rezultoi me shembjen e 130 ndërtimeve pa leje, 132 milionë lekë gjoba dhe 86 subjekte.

Më herët ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryeministri Rama kanë paralajmëruar se operacioni “Bregdeti Ynë” do të lirojë hapësirat publike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb