Një grua i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Aleksandri i Madh” në Tiranë, ku shtetasja me iniciale M.Ll ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi:

Më datë 02.07.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Aleksandri i Madh” është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit, shtetësja M.Ll., 36 vjeçe, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re