Një person është hedhur nga lartësia në një pallat në Tiranë. Sipas informacioneve të para, personi i plagosur është dërguar në spital në gjendje të rëndë por është ende i paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:05 në rrugën “Thanas Tashko” ku personi në fjalë është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në kushte të rënduara psikologjike. Ai është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re