Skip to content

Hidhet shorti/ 12 grupet e Kupës së Botës 2026, ja ku mund të jetë Shqipëria dhe Kosova

U hodh në Washington shorteu i Kupës së Botës 2026 duke u dhënë tifozëve mundësinë të imagjinojnë rrugëtimin drejt finales së madhe.

Kombëtaret u ndanë në 12 grupe me nga 4 skuadra.

Grupet:

Grupi A: Meksika, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Fituesi i Play off D (Danimarka, Maqedonia e Veriut, Çekia dhe Irlanda).

Grupi B: Kanadaja, Zvicra, Katar, Fituesi i Play off A (Italia, Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Bosnja Hercegovine).

Grupi C: Brazil, Marok, Skocia, Haiti.

Grupi D: SHBA, Australia, Paraguaji, Fituesi i Play off C (Kosova, Turqia, Sllovakia dhe Rumania)

Grupi E: Gjermania, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao.

Grupi F: Holanda, Japonia, Tunizia, Fituesi i Play Off B (Shqipëria, Polonia, Ukraina dhe Suedia)

Grupi G: Belgjika, Iran, Egjipt, Zelanda e Re.

Grupi H: Spanja, Uruguai, Arabia Saudite, Kapo Verde.

Grupi I: Franca, Senegal, Norvegjia, Fituesi i Play off 2 (Fituesi i Irak/ Bolivi-Surinam).

Grupi J: Argjentina, Austria, Algjeria, Jordania.

Grupi K: Portugalia, Kolumbia, Uzbekistan, Fituesi Play off 1 (Kongo/ Xhamajka-Kaledonia e Re)

Grupi L: Anglia, Kroacia, Panama, Gana.

Pjesëmarrës në ceremoni ishin presidenti i SHBA Donald Trump, kryeministri kanadez Mark Carney dhe presidentja meksikane Claudia Sheinbaum

Turneu më i madh në historinë e futbollit do të zhvillohet në 16 stadiume në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me 48 ekipe dhe 104 ndeshje gjithsej.

Finalet e Botërorit 2026 do mbahen nga 11 qershori – 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Finalja e madhe do të luhet në “MetLife Stadium”, në New Jersey.