Flora Hajredinaj do të kryesojë trupën gjykuese prej tre gjyqtarësh që do të shqyrtojnë dosjen e Klemend Balilit.

Shorti u hodh ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Pak ditë më parë dosja për Klement Balilin shkoi në gjykatë. Ndërkohë Avokati i Balilit, Theodhori Sollaku ka dorëzuar edhe një kërkesë për të proceduar me gjykim të shkurtuar. Pretendimi i mbrojtësit ligjor pritet të shqyrtohet ne seancën e parë të gjykimit te çështjes.

Balili nuk e ka pranuar akuzat ndërsa pas rreth dy vjet në kërkim ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja shkoi për gjykim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re