Është hedhur shorti i fazës së 1/8 të Champions League me përballjet që premtojnë spektakël.
Dy supersfida që do të ndezin arenën europiane. Real Madrid ka gjetur sërish Manchester City-n, në një përballje që është kthyer tashmë në rutinë në Champions.
Kampionët në fuqi të PSG-së do të kërkojnë hakmarrjen ndaj Chelsea-t, për finalen e humbur të Kupës së Botës për Klube në verën e kaluar.
Barcelona ka gjetur anglezët e Newcastle, ndërsa Arsenal do të përballet me Bayer Leverkusen.
Atalanta do të duhet të masë forcat me një tjetër gjermane, kësaj radhe Bayern Munich.
Spektakël premton edhe takimi Atletico Madrid–Tottenham, ndërsa Liverpool-i gjeti Galatasaray-n.
Nga ana tjetër, surpriza Bodo/Glimt do të përballet me Sporting Lisbon.
Ndeshjet:
Real Madrid – Man. City
Bodo/Glimt – Sporting Lisbon
PSG – Chelsea
Newcastle – Barcelona
Galatasaray – Liverpool
Atletico Madrid – Tottenham
Atalanta – Bayern Munchen
Bayer Leverkusen – Arsenal

Ndeshjet e para do të luhen në datat 10 dhe 11 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më pas.
Kujtojmë se finalja e këtij sezoni në Champions League do të luhet në “Puskas Arena”, Budapest, më 30 maj.



