Sot është hedhur shorti për turet e para eleminatore për kupat europiane. Aty do të jenë pjesë edhe ekipet shqiptare jo vetëm nga Kategoria Superiore por edhe ekipet shqiptare në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë sezon ekipet shqiptare do të jenë plot shtatë, të cilat do të konkurrojnë në Europë, si: Partizani, Shkëndija dhe Ferronikeli në Ligën e Kampioneve dhe Kukësi, Teuta, Laçi, Prishtina dhe Shkupi në Europa Ligë. Shorti përgjithësisht ka qënë i egër për skuadrat shqiptare dhe premton pak për të vazhduar më tej.

Partizani: Të rikthyer pas 26 vitesh tek titulli kampion ka gjetur një kundërshtar shumë të vështirë në Europë. Karabak, kampionët e Azerbaixhanit do të jenë kundërshtarët për të kuqtë, një skuadër që njihet për shkak se aty ka luajtur kapiteni i kombëtares, Ansi Agolli. Por edhe skuadra që dominon kampionatin azer prej vitit 2013 duke marrë pjesë edhe në fazën e grupeve në Europa Ligë. Sezoni e shkuar azerët u kualifikuan në turin e parë pikërisht përballë Kukësit. Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri ndërsa ajo e kthimit në Baku që është shtëpia e Karabak.

Shkëndija e Tetovës: Për të dytën herë radhazi skuadra tetovare do të jetë në fazën kualifikuese të Ligës së Kampioneve. Këtë herë në një short të thjeshtë në pamjen e parë përballë Nome Kalju, kampiones së Estonisë. Ashtu si, Partizani edhe Shkëndija do të duhet udhëtoj shumë larg por me shanset më të mëdha për kualfikim.

Ferronikeli:  Ashtu si, vitin e kaluar Drita edhe këtë sezon kampionët e Kosovës, Ferronikeli do e nis nga një tur paraeleminator ku luajnë kampionet e katër kampionateve me koeficient më të ulët në UEFA. Rrugëtimi do të nis nga Linkols Reds Imp(kampionët e Gjilbraltarit) dhe nëse vazhdon më tej do të përballet me fituesin e çiftit Tre Pene(San Marino) – FC Santa Koloma(Andorra). Nëse do t’ia dalë të kaloj këtë grup paraeleminator, Ferronikeli do të përballet më tej me kampionët e Uellsit, Nju Saints dhe shorti nuk është edhe aq i vështirë në letër.

Kukësi: Nuk do të jetë më  e thjeshtë për skuadrat pjesëmarrëse në europa Ligë, ku Kukësi do të ketë përballë hungarezët e Debreçen. Hungarezët e mbyllën të tretët kampionatin e tyyre duke qënë një ndër skuadrat më të mira dhe një short shumë i vështirë për verilindorët.

Teuta: Nga skuadrat e Kategorisë Superiore durrsakët kanë shortin më të thjeshtë në letër pasi do të luajnë me Ventspils. Skuadra që  e mbylli e pesta sezonin në Letoni luajtu edhe vitin e shkuar ndaj Luftëtarit dhe do të rikthehet të luaj kundra një skuadre shqiptare. Teuta do të luaj ndeshjen e parë në transfrtë dhe do të vendos kualifikimin në Durrës.

Laçi: E fitoi pjesëmarrjen në Europa Ligë edhe për shkak të penalizimit të skuadrave që u renditën përpara saj por shorti ishte vërtetë i pamëshirshëm. Do të jenë izraelitët e Hapoel Ber Shevës. Një skuadër që u bë e famshme në Europë për shkak se ka fituar ndaj Interit. Por skuadra izraelite sezonet e fundit ka bërë shumë mirë, si në Izrael edhe në Europë duke qënë pjesëmarrëse edhe në fazën e grupeve të kupave europiane.

Prishtina: Ashtu si, kampionët edhe fituesit e Kupës së Kosovës, Prishtina do të luajnë fillimisht një tur paraeleminator. Si Ferronikeli përballë edhe Prishtina do të ketë një skuadër nga Gjilbraltari, St Josephs.  Por nëse kalon këtë tur paraeleminator Prishtina do të ketë një përballje të vërtetë ferri ndaj Gllazgou Rejnxhers. Skuadra legjendare skoceze sezonin e shkuar përballeshin me Shkupin dhe këtë herë një tjetër skuadër shqiptare do të pres skuadrën e drejtuar nga Stiven Xherard dhe ku luan futbollisti i kombëtares, Eros Grezda.

Shkupi: Shkupjanët e siguruan kualifikimin në Europë vetëm në javën e fundit por duket se edhe shorti u ka buzëqeshur. Duket se ky short europian është treguar i mirë vetëm për skuadrat e Iliridës. Skuadra nga Çairi do të luaj kundra armenëve të Pjunik në turin e parë./ Berati. TV

Liga e Kampionëve

Partizani – Karabak

Shkëndija T. – Nome Kalju

Ferronikeli – Linkoln Reds Imp

Europa Ligë

Kukësi – Debreçen

Teuta – Ventspils

Laçi – Hapoel Ber Sheva

Prishtina – St’ Josephs

Shkupi – Pjunik

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re