Në ambientet e FSHF është hedhur edhe shorti për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë për moshat U17 dhe U19. Këtë vit pasi luan në Kategorinë Superiore pjesë është edhe skuadra e Tomori U19 drejtuar nga trajneri Iken Droboniku.

Ndeshjen e parë Tomori do e luaj ditën e dielë ora 12:00 në Qendrën Stërvitore, Kamëz përballë Flamurtarit. Skuadrat janë ndarë sipas grupeve dhe Tomori ashtu, si në kampionat do të jetë pjesë e grupit B. Nëse kalon më tej Tomori do të përballet me fituesen e çiftit Shkëndija D. – Dinamo. Ndërsa në gjysëmfinale nëse Tomori U19 do të kalonte do bëhej nëpërmjet shortit të lirë me katër skuadrat e dalë nga të dy grupet./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re