Vettingu në Policinë e Shtetit në fazën e tij të parë do të përfshijë 36 drejtues të uniformave blu. Këtë të martë u hodh shorti për përzgjedhjen e tyre, ndërsa prezent në këtë proces ishin ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kreu i AMP-së, Ardi Veliu, përfaqësues të ICITAP, si edhe trupat vlerësuese.

 

Ministri i Brendshëm theksoi se i rëndësishëm në këtë proces është transparenca, por edhe shpejtësia me të cilin do të zhvillohet.

 

“E rëndësishme është transparenca dhe shpejtësia e këtij procesi. Duhet të jeni objektivë, të shpejtë dhe transparentë. Ky vlerësim është një moment shumë i rëndësishëm për të forcuar integritetin e trupës policore”, tha Ministri i Brendshëm.

 

Njësoj si me Vettingun në drejtësi edhe drejtuesit e uniformave blu do t’i nënshtrohen 3 shtyllave të rivlerësimit, pastërtisë së figurës, aftësitë profesionale dhe rivlerësimit të pasurisë.

 

Lista me 36 drejtuesit që do i nënshtrohen vettingut në të treja shtyllat e vlerësimit:

 

 

Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

 

Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

 

Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionit, në Drejtorinë e Përgjithshme

 

Drejtues i Lartë Zenel Hyka, Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

 

Drejtues i Parë Altin Qato, Drejtor, në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Departamentin e Sigurisë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

 

Drejtues i Parë Arjan Muça, Drejtor i Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

 

Drejtues i Parë Edmond Rizaj, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

 

Drejtues i Parë Edmond Sulaj, Drejtor në Drejtorisë kundër Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

 

Drejtues i Parë Fatmir Lleshaj, Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

 

Drejtues i Parë Genc Merepeza, Drejtor Kabineti, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

 

Drejtues i Parë Hamdi Fjora, Drejtor i Drejtorisë së Forcave lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

 

Drejtues i Parë Nevila Xoxa (Resulaj), Drejtor në Drejtorinë e Tekonoligjisë së informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

 

Drejtues i Parë Theodhori Gravani, Drejtor në Drejtorinë e Protokollit në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

 

Drejtues Shpresa Latifi, Drejtor i Drejtorisë së Financës në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

 

Drejtues Gentian Ndoi, Drejtor i Drejtorisë për Krimin Ekonomik dhe Financiar, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

 

Drejtues Vilma Ibrahimi, Drejtor në Drejtorinë e Analizës dhe informacionit Kriminal, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

 

Drejtues i Parë Ervin Hodaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër

 

Kryekomisar Ilir Proda, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan

 

Drejtues i Parë Kastriot Skënderi, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat

 

Drejtues i Parë Lorenc Panganika, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier

 

Drejtues Dhimitraq Ziu, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër

 

Drejtues Ermal Muçaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë

 

Drejtues i Parë Vehbi Bushati, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë

 

Drejtues Altin Merizaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Shkodër

 

Drejtues Arben Joco, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Tiranë

 

Drejtues Fatmir Hoxha, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Korçë

 

Drejtues Luan Arifaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Durrës

 

Drejtues Ndue Doçi, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Gjirokastër

 

Kryekomisar Eduard Sulejmani, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Vlorë

 

Kryekomisar Alban Dautaj, Drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

 

Altin Curri, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

 

Elidon Çela, Drejtor i Drejtorisë Rajonale Tiranë pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

 

Eljona Preçi, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Ankesave pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

 

Shkëlqim Zuriqi, Drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe Sigurisë së Personelit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

 

Drejtues i Parë Vasil Dode, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit pranë Gardës së Republikës

 

Drejtues Liman Hoxha, Drejtor i Drejtorisë për Sigurinë e PLSH pranë Gardës së Republikës

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re