Skip to content

Hidhet shorti në Gjykatën e Posaçme të Apelit, kush janë gjyqtarët që do të gjykojnë Enkelejda Hoxhën dhe dosjen e Krujës

Hidhet shorti në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për të përcaktuar trupën gjykuese që do të jap vendimin për Enkeleda Hoxhën dhe  personat e tjerë të arrestuar. Kryesues i seancës është zgjedhur Nertina Kosova dhe antarë Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj.

Seanca e radhës në Apel për gjyqtaren Enkelejda Hoxha pritet të mbahet më datë 2 Mars në orën 11.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit përpara rreth dy javësh dha njoftimin zyrtar lidhur me megaoperacionin që çoi në pranga 10 persona, përfshirë gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, dhe zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.

Gjyqtarja Hoxha në bashkëpunim me disa persona të tjerë, po përgatiteshin që të nxirrnin nga burgu shtetasin Sajmir Petani.

Ky i fundit është i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe ishte ekstraduar nga Italia vetëm në Maj të 2020-tës, por duket se i rrinte ”ngushtë” burgu i Fushë Krujës, dhe për këtë ka nisur tratativat për korruptimin e gjyqtares Hoxha, e cila është e famshme për lirimin nga burgu të personazheve të njohura të botës së krimit.

Si prova materiale SPAK ka sekuestruar kompjuterat personalë të personave të ndaluar.

Gjyqtarja Hoxha është bërë e njohur për lirimin nga burgu me procedura të dyshimta të disa personazheve të njohur të botës së krimit si Endrit Dokle, Genc Tafili dhe Ilir Paja, dhe po ashtu lirimin e Hekuran Billës, i cili do të vritej më vonë në një atentat në Tiranë.

Kujtojmë se Mjeku Edvin Priftit u përfshi rastësisht në rrjetën e përgjimeve teksa SPAK po mbante nën monitorim sekretaren e gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi, e cila i dha ryshfet mjekut në fjalë për një ndërhrje që do të kryente e ëma e saj.

/faxweb