Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur këtë të martë shortin për numëruesin e katërt mes Partisë së Lirisë dhe PDIU. Sipas shortit, është përcaktuar që ky partia e Ilir Metës do të ketë numërues vetëm në tavolinat me numër tek në çdo KZAZ.

 

Në këtë formë, Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ranë tavolinat me numër çift.

 

Partia e Lirisë do të ketë numërues në vetëm gjysmat e tavolinave të numërimin në vend. Kjo pasi, Partia e Lirisë dhe PDIU konsiderohen parti opozitare me numër të barabartë deputetësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re