Ka nisur në orën 11:00 nga Presidenti i Republikës shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Mardida Xhaferllari zgjidhet anëtare e KED

Elsa Toska zgjidhet anëtarja e dyte e KED

Anëtari zëvendësuese në KED Fiona Papajorgji

Kujtojmë që ishte vet kreu i shtetit që përcaktoi datën 4 dhjetor për hedhjen e shortit.

Në short janë kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kreu i shtetit ka ftuar sot të jetë i pranishëm në proces edhe Avokatin e Popullit.

KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021. Sjellim në vëmendje që KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar.

Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Shorti vjen në një kohë kur ambasadorja amerikane Yuri Kim po përsërit vazhdimisht thirrjet për palët që ta bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese deri më 31 dhjetor.

Në një njoftim të para një jave të bërë nga Presidenca lidhur me shortin thuhej:

“Institucioni i Presidentit të Republikës njofton publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.

Duke mbajtur në konsideratë nevojën për respektimin e protokolleve shëndetësore dhe rregullave për shkak të situatës pandemike Covid-19, Presidenti i Republikës fton Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të jenë të pranishëm në momentin e hedhjes së shortit përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre.

Procedura e hedhjes së shortit do të jetë publike dhe do të transmetohet live përmes mjeteve të informimit publik, medias televizive, medias on line etj”.

Në të shkuarën presidenti Meta ka pasur përplasje me Ardian Dvoranin, pasi kërkonte largimin e tij si kreu i KED-së.

Dvorani ka kërkuar rikthimin në KED deri në fund të vitit, duke iu drejtuar me një shkresë Vitore Tushës.

KLGJ vendosi largimin e Dvoranit nga Gjykata e Lartë dhe kalimin e tij në gjykatën e Apelit, ndërkohë që beteja Meta-Dvorani ka qenë vazhdimisht e ndezur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re