Skip to content

Hidhet sot në treg kartmonedhat 200 dhe 5000 lekëshe




Sot ka dalë në qarkullim seria e re e kartëmonedhave 200 dhe 5000 lekëshe. Banka e Shqipërisë ka njoftuar se kartëmonedhat e vjetra do të vijojnë të qarkullojnë si dhe do të tërhiqen gradualisht nga Banka e Shqipërisë.

Kartëmonedhat kanë prerje të ndryshme, ndërsa figurat historike që ndodhen mbi to janë të njëjta.

“Seria e re e kartëmonedhës shqiptare gërsheton sigurinë
maksimale, pamjen moderne, komunikimin artistik të mesazhit historik dhe
rezistencën më të lartë gjatë përdorimit. Ajo është rikonceptuar e
plotë me 6 prerje: 200, 500, 1.000, 2.000, 5.000 dhe 10.000 Lekë”,-thuhet nga Banka e Shqipërisë.






Previous articleLulzim Basha: Të bëhemi gati për dy palë zgjedhje