Skip to content

Hidhini një sy motit para se të bëni plane për në plazh sot

Mbrëmjen e kaluar, disa zona të Shqipërisë u përfshinë nga reshjet e shiut. Edhe ditën e sotme parashikohet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Pritet të ketë reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në mesditë në zonën veriore dhe pjesërisht në atë qendrore.

Era do të jetë nga Veriperëndimi-Jugperëndimi me shpejtësi 1-10m/s e shoqëruar me një valëzim të forcës 1-2 ballë.