Fier

Hidhte në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihet në prangat e policisë 23-vjeçari.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të monedhave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:

Klaudio Bleda, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalim i këtij shtetasi u bë pasi në datë 15.04.2022, ka furnizuar me karburant automjetin në një pikë karburanti në Klos, Mallakastër, dhe pagesën e ka bërë me kartëmonedha dollar të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re