Prania e gazit të hidrogjenit në minierën e Bulqizës ka qenë e njohur edhe më herët, por studimi i ri i kryer nga 8 profesorë shqiptarë dhe të huaj hodhi dritë mbi origjinën e gazit, intesitetin e lirimit të tij apo përcaktimin e thellësisë së mundshme nga vjen gazi.

Edmond Goskolli, nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, që ishte pjesë e ekipit tregon për TV SCAN rëndësinë që paraqesin gjetjet.

Ndërkaq, sa i takon përdorimit të këtij hidrogjeni, Goskolli thotë se teknologjitë duhet të testohen.

Përfitimet ekonomike nga sasia e vlerësuar aktualisht e hidrogjenit janë të konsiderueshme, por sipas Goskollit ato janë shumëfish më të ulta se kromi që nxirret aktualisht në Bulqizë.

Goskolli shpjegon edhe hapat që do të merren në vijim.

Hidrogjeni është konsideruar si karburanti i së ardhmes, ndërsa ai shihet si një nga elementet bazë në drejtim të frenimit të ndryshimeve klimatike, për shkak të emetimeve të gazeve me efekt serrë.

Teknologjia me hidrogjen përdoret për gjenerimin e energjisë elektrike, si dhe për motorët e makinave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re