Hije dyshimi në Tiranë, automjeti përplas motorin dhe ikën nga vendngjarja. Dy vite më parë i plagosuri u qëllua me thikë (EMRI)

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Denis Bregu 34 vjeç është plagosur sot në mëngjes, nga një automjet tip benz i cili e godet pranë ish-sheshit shqiponja, teksa ky lëvizte me motorr.

Drejtuesi bashkë me automjetin ikën nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri niset për te trauma me fraktura të rënda në këmbë.

Jane ngritur hije dyshimi per kete plagosje, pasi dy vite më parë Bregu u plagos me thikë në rrugën “Gjergj Legisi” nga Dashamir Musa 29 vjeç i cili 4 ditë pas ngjarjes ra në pranga. Ai u qëllua 5 herë me thikë pas sherrit me Musën në datë 8 korrik.

Dashamir Musa në momentin që ka kryer plagosjen ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie” dhe ishte  larguar nga vendi i qëndrimi.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë