Kryeministri Edi Rama do të niset nesër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu nga burime qeveritare mëson se kryeministri është ftuar në New York nga ish zonja e parë dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton.

Clinton në emër të organizatës Vital Voices do t’i dorëzojë Ramës një çmim për rolin e tij në marrjen në mbrojtje të shtetasve afganë që janë strehuar në vendin tonë. Konkretisht, Rama do të nderohet me çmimin “Voices of Solidarity Award”.

Ceremonia do të mbahet me 6 Dhjetor nga ku do të nderohen edhe sekretari përgjithshëm i UN Secretary General Antonio Guterres, IRC Head David Milliband dhe President Joe Biden.

Deri më tani numri i afganëve që kanë ardhur në Shqipëri është mbi 700. Destinacion përfundimtar ata kanë Amerikën, por Shqipëria ka marrë përsipër strehimin e të paktën 4 mijë refugjatëve, pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re