Hillary Clinton paralajmëroi për pasoja të rënda prej tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani. Ish sekretarja amerikane e shtetit i tha rrjetit televiziv CNN se ekziston rreziku që talibanët të rifitojnë kontrollin.

SHBA-ja synon ta përfundojë tërheqjen në një datë simbolike, 11 shtator, por talebanët e përmbysur nga pushteti në 2001, pas pushtimit të vendit nga forcat e udhëhequra prej amerikanet, kanë marrë zemër së fundi e kanë shtuar sulmet.

“Ekzistojnë pasoja si të parashikuara, ashtu edhe të paqëllimshme të qëndrimit por edhe të largimit”, tha demokratja që ashtu si Biden, ka qenë mbështetëse e ndërhyrjes së SHBA-së në Afganistan, pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

Shefi i shtëpisë së Bardhë pretendon se tërheqja amerikane është e justifikuar me faktin se forcat amerikane e kanë siguruar tashmë që Afganistani të mos jetë bazë për xhihadistët e huaj, të cilët të komplotojnë kundër Perëndimit.

Por e pyetur për vendimin e presidentit, Clinton ka thënë se “qeveria amerikane duhet të fokusohet në dy pasoja të mëdha”, duke përmendur rikthimin e aktiviteteve të grupeve terroriste dhe rritjen e numrit të refugjatëve nga Afganistani, teksa kujtoi se shembja e qeverisë afgane dhe mundësia e marrjes së pushtetit nga talebanët mund të rezultojë në një luftë të re civile.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re