“Demokracia jonë tani është në krizë”, është ky konkludimi i Hillary Cliton, ish-rivales së ashpër të Donald Trump në presidencialet e fundit amerikane, e cila humbi përballë republikanit kontravers. Tashmë, ajo i është rikthyer betejës së saj anti-Trump, me botimin e disa eseve kritike ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë.

“Trump nuk pretendon t’i japë përparësi të mirës publike para interesave të tij personalë apo politikë. Ai nuk duket se e kupton se nëpunësit publikë duhet t’i shërbejnë publikut dhe jo e kundërta”, shkruan Clinton, duke veçuar se tashmë, nën administratën Trump ka korrupsion të jashtëzakonshëm dhe politika ndarëse me motive racore.

Ndërsa për ish-rivalen e tij Trump ka kërkuar që të hetohet për krime të ndryshme, vëren REL, diçka e pazakontë për një fitues zgjedhjesh.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga Shtëpia e Bardhë për shpërthimet e znj.Clinton, e cila në këtë formë pason Barack Obaman me kritika ndaj Trump.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re