Dy automjete janë djegur gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Çorraj, Himarë.
Sipas policisë makinat të tipit Mercedes Benz-ML270 dhe Mercedes Benz furgon në pronësi të shtetasit A.H ishin parkuar në oborrin e banesë së tij në momentin kur janë përfshirë nga flakët.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e saj
NJOFTIMI I POLICISË
Himarë
Gjatë natës, në fshatin Çorraj, Himarë, kanë marrë flakë dy automjete të tipit Mercedes Benz-ML270 dhe Mercedes Benz furgon, në pronësi të shtetasit A.H të cilat ishin të parkuara përpara banesës së tij.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.
