Fotografitë e mëposhtme tregojnë momentin kur disa të rinj nga Himara janë ngjitur në kodër, afër manastirit.

Ata kanë ngritur një kryq më 3 prill, ndërkohë që kanë bërë fotografi duke treguar edhe flamurin e Vorio Epirit.

Në lidhje me këtë ngjarje reagoi edhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

“Në kohën kur e gjithë Shqipëria është vetëizoluar për të përballuar pandeminë e koronavirus COVID-19, qarqet ekstremiste greke provokojnë brenda territorit të Shqipërisë me ngritjen e flamurit të Vorio-Epirit. Ngjarje të tilla tashmë janë kthyer në rituale të përsëritura arrogante dhe të dënueshme ligjërisht.

Heshtja për Çështjen Çame, ngritja e varrezave të ushtarëve grekë, censusi i parashikuar me vetdeklarim, shtimi i 3 kushteve të reja nga Greqia për hapjen e negociatave tregojnë për revanshin dhe agjendën këmbëngulse të Greqisë edhe në këtë kohë kur njerëzimi është në betejë për të drejtën e jetës.”, ishte reagimi i PDIU-t.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re