Himarjotët zgjedhin ditën e sotme kryebashkiakun e ri, ku në garë janë kandidati i PS-së, Vangjel Tavo dhe ai i PD-së, Petro Gjikuria.
Votimi ka nisur në orën 07:00, ku qytetarët e parë iu janë drejtuar 36 qendrave të votimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake deri në orën 09:00.
Sipas KQZ, deri më tani pjesëmarrja ka qenë 1635 votues nga 23074 zgjedhës në total, pra 7.09%.
Ndërkohë në raport me zgjedhjet e 14 Majit 2023, numri i votuesve raportohet më i lartë deri në orën 09:00.
Sipas KQZ, vetëm 4.93% e votuesve në zgjedhjet vendore iu ishin drejtuar qendrave të votimit.